Bojkoti paralizon Gjykatën e Posaçme/ Gjyqtarët pa qëndrim të përbashkët
Gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme u mblodhën këtë të hënë me kërkesë të kryetarit Erjon Bani, për të diskutuar situatën e krijuar prej më shumë se dy javësh pas hyrjes në fuqi të rregullores së re, më 1 shtator. Mbledhja evidentoi qëndrime të ndryshme mes gjyqtarëve për mënyrën se si duhet të trajtohet konflikti me avokatët. Një pjesë e gjyqtarëve kërkoi që situata të zgjidhet përmes dialogut me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ndërsa një tjetër pjesë mbështeti qëndrimin për forcimin e masave ndaj avokatëve që refuzojnë të marrin pjesë në seancat gjyqësore. Në përfundim të mbledhjes nuk u arrit një qëndrim i përbashkët. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme vijon të përballet me bojkotin e avokatëve, i cili tashmë nuk prek vetëm seancat gjyqësore, por edhe seancat...
Burimi:
ntv.al