Bojkoti ‘ngric’ seancën, shtyhet gjyqi ndaj Veliajt, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë
erion veliaj TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve në kuadër të bojkotit të tyre kundër rregullores së re të GJKKO, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Mësohet se GJKKO ka vijuar me aplikimin e masave ndaj avokatëve që marrin pjesë në bojkot, duke i gjobitur me nga 50 mijë lekë, ndërsa për të pandehurin pezullohen afatet e paraburgimit. Seanca e radhës për kryetarin e bashkisë Tiranë është caktuar për 13 tetor, në orën 10:00. Që prej datës 9 shtator nisën të bojkotonin seancat gjyqësore dhe për gati një muaj në Gjykatën e shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është...
Burimi:
zeri.ai