Bojkot i vakët nga Universitetet publike në rrethe

Bojkot i vakët nga Universitetet publike në rrethe

Bojkoti i procesit mësimor në universitetet publike në vendin tonë, i thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, ka gjetur përkrahje të vakët nga universitetet në rrethe. Në rastin më të mirë, në pak universitete bojkoti ka qenë minimal, ndërsa në disa të tjera procesi mësimor ka vijuar normalisht. Në Korçë, thirrjes për bojkot i janë përgjigjur një numër i vogël pedagogësh dhe studentësh, krahasuar me numrin e përgjithshëm të tyre. Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, bojkoti ka qenë i pjesshëm. Një pjesë e studentëve dhe pedagogëve ishin të pranishëm në auditorë, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet nëse kanë marrë pjesë në mësim. Universiteti nuk kishte gjallërinë e zakonshme, por nuk kishte as protestë. Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, thirrja për bojkot...