Bogujevci sheh nga afër përgatitjet e ‘Akordeve’: Po bëhet punë e mrekullueshme
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci ka qëndruar sot në sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër punët përgatitore të Festivalit të Këngës “Akordeve të Kosovës”, dy ditë para nisjes së edicionit të katërt, që organizohet nga Radiotelevizioni i Kosovës. Ajo ka parë nga afër skenografinë e punuar nga Vesë Kraja dhe dimensionet e tjera të Festivalit të Këngës në RTK. “Me një pjesë të ekipit të festivalit “Akordet e Kosovës”, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën “1 Tetori”, ka shkruar Bogujevci në Facebook. Bogujevci u prit nga Drejtoresha e Përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e Festivalit të Këngës, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj dhe...
Burimi:
kultplus.com