Bogujevci: Kërkimi për personat e zhdukur nuk duhet të ndalet
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka përcjellë një mesazh për familjet që vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e të dashurve të tyre. Bogujevci ka kujtuar vuajtjet e familjeve të personave të zhdukur, veçanërisht të nënave që prej vitesh presin një lajm dhe të fëmijëve që janë rritur pa prindërit e tyre. Ajo ka theksuar se zbulimi i varrezave masive dhe gjetja e mbetjeve mortore edhe sot dëshmojnë se ende ka shumë të vërteta për t’u zbardhur nga lufta në Kosovë. Duke iu referuar edhe gjetjeve të fundit në Zubin-Potok, Bogujevci ka thënë se për secilin person të zhdukur qëndron një familje që pret, ndërsa institucionet kanë përgjegjësi të vazhdojnë kërkimet dhe të zbardhin fatin e...
Burimi:
kultplus.com