Boban pa filtra: Milani nuk bën më gjëra që i përkasin Milanit, çmimi i Ramos është i ekzagjeruar
Zvone Boban nuk ka qenë kurrë shumë diplomatik dhe nuk u përmbajt në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, duke folur për kuqezinjtë: “Milani prej vitesh nuk bën gjëra që i përkasin Milanit, në asnjë drejtim. Nuk shoh hapa përpara, përveç guximit dhe dëshirës për të luajtur një futboll ofensiv. Vitin e kaluar humbi ndaj Cagliarit, sepse gjatë gjithë sezonit kishte luajtur një futboll mbrojtës. Në momentin e duhur nuk arriti ta dominonte ndeshjen. Ramos u pagua me një çmim të ekzagjeruar, ndërsa, nga ana tjetër, lëviz mirë për golin dhe e sheh portën, por jemi larg cilësisë që ndryshon dimensionin. Përkundrazi, më emocionoi historia e Cissé, një djalosh që erdhi nga hiçi falë talentit. Luka Modrić ka gjenialitet dhe gjenialiteti nuk zhduket me moshën. Me logjikën...
Burimi:
telesport.al