Blushi: Reforma territoriale, projekt për shpopullim dhe grabitjen e të pasurive të vendit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha sot në Kuvend se përmes riorganizimit të bashkive synohet shpopullimi dhe grabitja e pasurive të vendit. Gjatë seancës plenare në Kuvend ku diskutohet reforma territoriale, Blushi tha se ndryshimet e propozuara nuk lidhen vetëm me kufijtë administrativë, por prekin drejtpërdrejt komunitetet, familjet, pronat, bizneset, historinë dhe identitetin e zonave. “Sot nuk do të ndryshohen thjesht disa kufij administrativë. Sot është një ditë e zezë për këtë Kuvend, për Shqipërinë, sepse ky Kuvend, pa asnjë mandat popullor, ka vendosur të ndryshojë jetët e qindra mijëra shqiptarëve”, tha Blushi. Ai akuzoi qeverinë se synon të shpopullojë territore për të shfrytëzuar pasuritë e tyre natyrore dhe ekonomike. Ai përmendi Klosin, Memaliajn, Vjosën, Maliqin, Fushë-Arrëzin, Spillenë dhe Patosin, duke...
Burimi:
kohajone.com