Blushi: Puç kushtetues me Yeffet, dhjetëra milionë euro para publike për kompanitë private, pa kontroll shtetëror
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, njëherësh deputet i kësaj force politike, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me funksionimin e shoqërisë shtetërore të armatimeve KAYO. Në një deklaratë për mediat, Blushi e cilësoi këtë model si një arkitekturë të mirëfilltë kriminale të ndërtuar për të transferuar dhjetëra miliona euro të taksapaguesve te biznesmenë privatë, duke u shmangur rregullave ligjore të prokurimit publik dhe auditimit shtetëror. Sipas deputetit të opozitës, ndonëse KAYO është krijuar me 100% kapital shtetëror nën varësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, përmes saj janë ngritur katër kompani bijë me partnerë privatë: Timak Defence, Advanced Arms Technology, MKD dhe Guna Tactical. “Modeli KAYO është një mekanizëm i strukturuar mafioz i ndërtuar nga Edi Rama për zhvatjen...
Burimi:
syri.net