Blushi: Konflikti mes avokatëve dhe GJKKO-së po cënon procesin e rregullt ligjor

Blushi: Konflikti mes avokatëve dhe GJKKO-së po cënon procesin e rregullt ligjor

Ted Blushi ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit për konfliktin mes Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO-së, duke e cilësuar situatën si “të qëllimshme dhe absurde”. Blushi tha se shtyrja e seancave po cenon procesin e rregullt ligjor penal dhe kërkoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionit të Ligjeve. Ai kërkoi që drejtuesit e Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë të thirren në komision për të dhënë shpjegime. Sipas Blushit, shtyhen deri në 20 seanca gjyqësore në ditë, duke sjellë edhe kosto shtesë për taksapaguesit për transportin e të paraburgosurve nga rrethet drejt Tiranës. Ted Blushi: Ky konflikt i qëllimshëm dhe absurd po cënon procesin e rregullt ligjor penal. Kuvendi nuk mund të qëndrojë spektaktor në këtë konflikt me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata....