Bllokuan rrugët gjatë protestës, policia gjobit 36 persona
Policia ka gjobitur me 5 mijë lekë të reja 36 protestues pasi gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në Rrugën e Durrësit, bllokuan qarkullimin e automjeteve. Njoftimi i Policisë Tiranë Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 36 masa administrative, në zbatim të Aktit Normativ. Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, sipas pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 36 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative. Masat administrative janë vendosur pasi, gjatë tubimit të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugën e Durrësit, këta shtetas kanë bllokuar rrugën, duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit, për lirimin e...
Burimi:
kohajone.com