Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona
Policia e Tiranës ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara më 9 dhe 10 nëntor në kryeqytet. Vlera totale e gjobave arrin në 185 mijë lekë. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shkeljet u konstatuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pjesëmarrësit në protesta penguan lëvizjen e automjeteve. Policia bën të ditur se efektivët u kërkuan disa herë protestuesve, përmes megafonit, të lironin rrugën dhe të mundësonin vijimin normal të qarkullimit, por ata nuk iu përgjigjën thirrjeve. Për këtë arsye, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, Policia plotësoi procesverbalet përkatëse dhe vendosi gjoba prej 5 mijë lekësh për secilin nga 37 personat. Në total, masat administrative...
Burimi:
gijotina.com