Bllokuan Kryeministrinë teksa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuarit në gjyq, protestuesit mblidhen para Gjykatës: Lirojini

Bllokuan Kryeministrinë teksa Rama ishte në zyrë, 14 të arrestuarit në gjyq, protestuesit mblidhen para Gjykatës: Lirojini

pamje nga protesta TIRANË-Protestuesit janë mbledhur para Gjykatës Penale, ku pritet të njohen me masën e sigurisë 14 të arrestuarit e datë 1 shtator, ku gajtë tubimit në ditën 94 për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë, Edi Rama. Në pranga janë vendosur 14 protestues: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Në mbështetje të tyre qytetarët jashtë ambjenteve të Gjykatës kërkojnë lirimin e protestuesve, të cilët akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Prania...