Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi
Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar pak ditë më parë gjatë aksionit të tyre në zonën e Zogut të Zi. Në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë, trupa gjykuese e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e kryer nga organet e rendit. Për rrjedhojë, gjykata vendosi të mos caktojë asnjë masë shtrënguese sigurimi ndaj tyre, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm. Qytetarët u shoqëruan dhe u arrestuan nga policia pasi tentuan të bllokonin qarkullimin e automjeteve në nyjën kryesore të Zogut të Zi, si pjesë e protestës së tyre. Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të ngjarjes, togat e zeza arritën në përfundimin se procedura e ndalimit të tyre nuk kishte bazë ligjore.
Burimi:
javanews.al