Bllokuan autostradën, ndëshkohen dasmorët
Policia Rrugore e Tiranës ka proceduar penalisht 3 persona të cilët janë filmuar teksa bllokonin autostradën Tiranë-Durrës pasi po lëviznin me një kolonë makinash. “Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, që shfaqte këtë sjellje të kundërligjshme në autostradën “Tiranë-Durrës”, u ndërmorën masa të menjëhershme, si procedimi në gjendje të lirë, i 3 prej shtetasve që shfaqen në pamje, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe sekuestrimi i automjeteve që ata drejtonin dhe masa administrative përkatëse sipas kodit rrugor. Veprimet vijojnë për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë autorët e kësaj sjellje të kundërligjshme që shkaktoi kaos në qarkullim dhe u bë pengesë për përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha policia. Procedimi është vetëm një prej mijëra masave...
Burimi:
kohajone.com