Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje
Hyrja e tunelit në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në të mund të ketë ndodhur një aksident, i cili ka shkaktuar trafik të rënduar. Deri më tani nuk dihet ende numri i automjeteve të përfshira në aksident apo gjendja shëndetësore e personave, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e shërbimit policor së bashku me ambulancën. Ndërkohë priten informacione të mëtejshme për rrethanat e aksidentit.
Burimi:
gijotina.com