Bllokohet anija në Durrës, dyshime për 16,8 tonë karburant të padeklaruar

Bllokohet anija në Durrës, dyshime për 16,8 tonë karburant të padeklaruar

Dega Doganore Durrës ka bllokuar sot një anije të akostuar në portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli fizik u konstatuan rreth 16,8 tonë karburant të dyshuar si të padeklaruar. Kontrolli u ushtrua pas informacioneve operative për diferenca mes sasisë së deklaruar dhe asaj të konstatuar të karburantit në anije. Gjatë verifikimit, punonjësit doganorë evidentuan rreth 16,8 tonë karburant, që dyshohet se nuk ishte deklaruar dhe ishte nxjerrë kontrabandë nga anija. Për rastin është hartuar procesverbali i konstatimit fizik dhe është vendosur bllokimi i anijes, ndërsa do të vijojnë procedurat e mëtejshme verifikuese dhe ligjore. Dogana Shqiptare bën të ditur se kontrollet dhe veprimet operative do të vijojnë me synim parandalimin e kontrabandës, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.