Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

Bllokohen fluturimet në Britani, një plan ushtarak dyshohet se shkaktoi problemin

Një plan fluturimi ushtarak, i futur gabimisht në sistemin informatik të qendrës së kontrollit ajror në Swanwick, dyshohet se ka shkaktuar bllokimin e sistemit të radarëve në Britaninë e Madhe. Problemi ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme. Deri tani, të paktën 2 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa rreth 300 mijë pasagjerë janë prekur nga kaosi. Problemet janë përqendruar kryesisht në aeroportet e Londrës, të cilat janë ndër më të ngarkuarat në vend. Hetimet janë ende në fazat e para dhe pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje. Nëse informacioni konfirmohet, bëhet fjalë për një problem të ngjashëm me atë që ndodhi në vitin 2023. Edhe atëherë një plan fluturimi i vendosur gabimisht në sistem shkaktoi një bllokim të madh të...