Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto merret në pyetje nga SPAK

Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Drejtoresha e Thesarit, Elmira Peto merret në pyetje nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pasi nisi hetimet, ka nisur marrjen në pyetje të personave që dyshohet se kanë urdhëruar ose vendosur që pagat e gjyqtarëve të mos lëvrohen. Marrja në pyetje ka nisur me drejtoreshen e Thesarit, Elmira Peto. Pas saj, hetuesit pritet të vijojnë me zyrtarë të tjerë të ministrisë së Financave, për të hedhur dritë mbi vendimmarrjen dhe procedurat e ndjekura për moslëvrimin e pagave. Deri tani, në dosjen hetimore janë administruar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendimet e KLP-së dhe KLGJ-së, shkresat e Prokurorisë së Përgjithshme për listëpagesat, listëpagesat e anuluara nga Ministria e Financave, si dhe gjurmët elektronike të sistemit të Thesarit. Hetimi lidhet me kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarët për mosekzekutimin e pagave. Në...