Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Bledi Mane reagon pas sulmit nga protestuesit: Më goditën edhe me gurë, më ndoqën rreth 30 persona

Gazetari Bledi Mane u rrethua dhe u sulmua me vezë një ditë më parë nga një grup protestuesish gjatë protestës së “Revolucionit Flamingo”, pranë Kuvendit. Në pamjet e incidentit, disa prej tyre dëgjohen duke e fyer dhe duke i thirrur “servili i Ramës”, ndërsa Mane i pyet: “Me mua çfarë keni?”. Një ditë pas ngjarjes, gazetari ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku ka dhënë versionin e tij për atë që ndodhi. Mane thotë se, përveç vezëve, është goditur edhe me një gur të vogël në pjesën e pasme të kokës dhe se është ndjekur nga rreth 30 persona. Sipas tij, incidenti ndodhi rreth orës 16:00 të 5 tetorit, teksa po ecte në rrugën “Abdi Toptani”. “U detyrova të ndaloj...