Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajač, vendimtare për kreun e grupit
UEFA ka përzgjedhur arbitrat e ndeshjes me Bjellorusinë, që kuqezinjtë do ta luajnë ditën e diel në fushë asnjanëse, në Hungari. Kjo sfidë që përcakton se kush do të zërë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Nations League, u është besuar arbitrave kroatë. Igor Pajač është arbitri kryesor, ndërsa asistentë të tij janë Bojan Zobenica dhe Ivan Mihalj. Arbitër i 4-t është Patrik Pavlešić, kurse në sistemin VAR do të jenë Mario Zebec dhe Fran Jović, të gjithë nga Kroacia. Igor Pajač, 41 vjeç, është një arbitër me eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare. Këtë sezon arbitri i lindur në Zagreb ka gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane, edhe në Champions League. Shqipërisë do t’i mjaftonte edhe një barazimin në sfidën që...
Burimi:
javanews.al