Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar
Biznesi shqiptar po sheh tregje të tjera jashtë Shqipërisë për të investuar paratë, duke rritur në mënyrë të ndjeshme kapitalin që nxjerr jashtë vendit, në blerje asetesh apo zgjerim operacionesh. Të dhënat e fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku total i investimeve direkte të shqiptarëve jashtë kufijve kapi shifrën e 2 miliardë e 664 milionë eurove. Brenda vetëm tre muajve të parë të 2026-s, kjo vlerë u rrit me mbi 110 milionë euro, ose rreth 4.3 për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Harta e investimeve tregon për një rritje rekord gjatë viteve të fundit, si të stokut të grumbulluar ashtu edhe të fluksit. Nëse në vitin 2023 fluksi i parave që linin vendin për investime ishte rreth 204 milionë...
Burimi:
javanews.al