Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e kritereve dhe masës së kompensimit financiar për subjektet private gjatë periudhës kur punonjësit e tyre aktivizohen në shërbimin ushtarak rezervist në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ky akt vjen në zbatim të ligjit nr. 125/2024 “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit ushtarak rezervist” dhe synon të garantojë mbrojtjen financiare të sipërmarrjeve dhe të punëmarrësve gjatë kryerjes së detyrës ushtarake. Sipas vendimit, përfitues të kësaj skeme janë njësitë e biznesit, organizatat jofitimprurëse (OJF) si dhe personat e vetëpunësuar, punonjësit e të cilëve ose vetë ata aktivizohen si rezervistë. Për të përfituar kompensimin, subjektet duhet të jenë të regjistruara rregullisht, të kenë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për punëmarrësin dhe të kenë dhënë paraprakisht...
Burimi:
javanews.al