“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

Protestat e dhunshme dhe dëmtimi i bizneseve pritet të ndikojnë në ngadalësimin e ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit të vitit. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se efektet e dhunës gjatë protestave po ndihen nga bizneset dhe do të ndikojnë në ecurinë e aktivitetit ekonomik. Gjatë diskutimit, deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, kërkoi shpjegime për parashikimin e rritjes ekonomike prej 3.9%, krahasuar me 4% një vit më parë. “A mund të na shpjegoni ju shprehjen ‘mrekullia ekonomike shqiptare’ që ka thënë lideri juaj global për këtë buxhet, në një kohë kur rritja ekonomike këtu parashikohet 3.9% nga 4% që ka qenë vitin e kaluar?”, pyeti Leskaj. “Në këtë tremujor, për arsye të protestave të dhunshme, ne kemi pasur një efekt...