Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin!

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së për turizmin nga 6% në 10% dhe ulja e pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë kundërshtohen nga përfaqësuesit e biznesit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Pro Export Albania paralajmërojnë se ndryshimet e parashikuara në Paketën Fiskale 2027 do të rrisin barrën mbi sipërmarrjen, në një kohë kur bizneset po përballen me kosto të larta dhe zhvlerësimin e euros. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë sqaron se mbështet uljen e TVSH-së në 6% për produktet bazë të shportës ushqimore, një masë që thotë se e ka kërkuar prej vitesh. Por kundërshton që lehtësimi për shportën të shoqërohet me rritje të tjera taksash për biznesin dhe...