Bizneset e turizmit kërkojnë subvencionim nga qeveria për rrogat e punonjësve sezonalë

Bizneset e turizmit kërkojnë subvencionim nga qeveria për rrogat e punonjësve sezonalë

Gjithnjë e më shumë, në vendin tonë është theksuar rëndësia e turizmit si një prej shtyllave që po ndikon në ekonominë shqiptare. Për të folur për impaktin e këtij sezoni turistik dhe rëndësinë e mirëorganizimit të turizmit në vendin tonë, këtë të hënë, më 7 shtator, në emisionin “Aldo Morning Show” ishte i ftuar Zak Topuzi, kryetari i shoqatës së turizmit ATA-Horeca. Ai pohoi se gjithnjë e më shumë, në vendet europiane po i kushtohet rëndësi turizmit gjithvjetor, duke i ndarë pushimet vjetore në disa periudha, të cilat përfshijnë të gjithë vitin. Topuzi bëri të ditur se edhe në vendin tonë po arrihet të dakordësohet me qeverinë për këtë praktikë. Ai pohoi se një nga propozimet kryesore për të mundësuar turizmin gjatë gjithë vitit është...