BIRN: Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike!
BIRN: Mungesa e reflektimit nga Rama rrezikon thellimin e krizës politike! Në orët e para të mëngjesit të së enjtes të gjitha rrugët e Tiranës u pushtuan nga të rinj studentë dhe nxënës të gjimnazeve që bojkotuan mësimin për të dalë në protesta kundër qeverisë. Atyre iu bashkuan dhe nxënës të shkollave të mesme nga qyteti i Kamzës, ndërsa revolta u shpërnda në shumë qytete të tjera të vendit. Demonstruesit u përplasën me forcat policore që u përpoqën të shpërndanin turmën me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Në disa sheshe të Tiranës dhe nga qytete si Shkodra, Durrësi e Korça u përhapën në media dhe rrjetet sociale pamjet e konfrontimeve mes të rinjve dhe policisë dhe aktet e dhunës ndaj objekteve publike dhe bizneseve. Kërkesa...
Burimi:
sot.com.al