BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

Gazetarët dhe mediat në Shqipëri vijojnë të përballen me padi gjyqësore për shpifje, të cilat në disa raste mund të shërbejnë si mekanizëm presioni për të frikësuar gazetarët dhe për të nxitur vetëcensurën. Këto padi njihen si SLAPP dhe lidhen me përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen publike dhe raportimin mbi çështje me interes për qytetarët. Nga analiza e 333 vendimeve gjyqësore për periudhën 2022-2026, rezulton se në 171 prej tyre janë evidentuar tregues të mundshëm të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike. Ndërsa 50 raste, ose 15 për qind e kampionit të shqyrtuar, janë klasifikuar me rrezik të lartë për të qenë padi SLAPP. Të dhënat u prezantuan nga Qendra “Res Publica”, gjatë publikimit të studimit “Liria e shprehjes në praktikën gjyqësore 2022–2026: Si pasqyrohet jurisprudenca...