Bill Gates paralajmëron se AI pa kontroll mund të ‘shkaktojë një miliard vdekje’ dhe bën thirrje për monitorim
Bill Gates u ka bërë thirrje ligjvënësve federalë dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit në SHBA që të rregullojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI). Në një intervistë ai deklaroi se kjo teknologji, nëse lihet pa kontroll, mund të shkaktojë “një miliard vdekje” dhe se “askush nuk mendon se vetërregullimi është i mjaftueshëm”. “Duhet që autoritetet e zbatimit të ligjit dhe politikanët të përfshihen në diskutimin se si duhet të duken masat mbrojtëse dhe monitorimi”, tha bashkëthemeluesi i Microsoft-it dhe filantropi për Kristen Welker, moderatoren e emisionit “Meet the Press” të NBC-së. “Dhe kjo duhet të jetë një detyrim”, ka shtuar ai. Në një pjesë tjetër të intervistës – fragmente të së cilës NBC i publikoi paraprakisht – Gates dha një paralajmërim të fortë, duke thënë...
Burimi:
kohajone.com