Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, ka zbuluar se CIA kishte hartuar një plan për të eliminuar Osama bin Laden para sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, por operacioni u anulua në momentet e fundit për shkak të frikës se mund të shkaktonte viktima mes civilëve. Clinton foli për këtë çështje gjatë një interviste radiofonike në emisionin “Cats Roundtable”, të drejtuar nga John Catsimatidis në WABC. Sipas tij, ai kishte autorizuar CIA-n të ndërmerrte një operacion kundër liderit të al-Kaedës. “Do të kishte qenë mirë ta kapnim Bin Ladenin të gjallë, por prioriteti kryesor ishte ta ndalonim”, tha Clinton, duke kujtuar vendimin e administratës së tij. Ish-presidenti deklaroi se CIA e anuloi planin në momentin e fundit, pasi zyrtarët kishin frikë se një operacion i dështuar...