Bildt paralajmëron për rritje të tensioneve në Ballkan, në fokus zgjedhjet në Serbi

Bildt paralajmëron për rritje të tensioneve në Ballkan, në fokus zgjedhjet në Serbi

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka paralajmëruar për rritje të paqëndrueshmërisë politike në Ballkanin Perëndimor, duke vlerësuar se zhvillimet në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë mund të ndërthuren dhe të prodhojnë pasoja përtej kufijve të këtyre vendeve. Në një analizë të publikuar në ‘Radar’, Bildt ka theksuar se tensionet nacionaliste po rikthehen në rajon, ndërsa marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës janë përkeqësuar dhe procesi i integrimit evropian ka humbur një pjesë të rëndësishme të vrullit. Sipas tij, ‘politika e zymtë’ po rikthehet në Ballkan, ndërsa mungesa e një angazhimi të fortë ndërkombëtar po krijon hapësirë për rritjen e pasigurive politike. Bildt ka përmendur si një nga zhvillimet shqetësuese edhe funeralin gjysmëzyrtar në Beograd të Ratko Mladiçit, ish-komandantit ushtarak...