Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Bilardo apo armë? Sulmuesi i Izraelit ndez polemikat, ndëshkohet me karton të kuq

Një festim goli i kushtoi shtrenjtë sulmuesit Abu Farchi gjatë përballjes mes Austrisë dhe Izraelit në Ligën e Kombeve. 20-vjeçari barazoi shifrat me kokë për Izraelin në minutën e 55-të të pjesës së dytë. Menjëherë pas golit të tij të parë me kombëtaren, Farchi nxori flamurin e këndit për të simuluar një goditje bilardoje. Kjo mënyrë festimi është e njohur, pasi e përdor rregullisht edhe në kampionatin amerikan. Megjithatë, nxjerrja e flamurit nga fusha i kushtoi atij kartonin e dytë të verdhë dhe daljen me karton të kuq. Mbetja me një lojtar më pak penalizoi rëndë Izraelin, i cili në fund u mposht 3-1 nga Austria. Përveç kësaj, festimi u komentua masivisht në rrjetet sociale si simulim i një arme zjarri, duke nxitur reagime të...