Bie niveli i liqenit të Kukësit, dalin në dritë rrënojat e qytetit të vjetër
Thatësira e zgjatur dhe përdorimi i ujit për prodhimin e energjisë elektrike kanë shkaktuar një rënie të ndjeshme të nivelit të liqenit të Kukësit, pjesë e rezervuarit të hidrocentralit të Fierzës. Prurjet e Drinit kanë zbritur nën 80 metra kub ujë në sekondë, ndërsa prodhimi i energjisë vijon, duke ndikuar në uljen e mëtejshme të nivelit të rezervuarit. Tërheqja e ujit ka nxjerrë sërish në sipërfaqe gjurmët e Kukësit të vjetër. Mes rrënojave dallohen pjesë të ish-qendrës së qytetit, monumenti i Zogut të Parë, bunari, si dhe këmbët e urës së vjetër të Kukësit. Rënia e nivelit të ujit po sjell pasoja edhe për ekosistemin e liqenit. Qindra molusqe kanë ngordhur dhe kanë mbetur në brigje pas tërheqjes së ujit. Të dhënat zyrtare të KESH-it...
Burimi:
kohajone.com