Bie heshtja në “Etihad”, PSG shokon Man. City-n me dy gola të shpejtë (video)
14 Tetor 2026 21:24 Telesport Kanë ardhur golat e parë në supersfidën e mbrëmjes mes Manchester City dhe PSG-së. Janë kampionët në fuqi të Europës që kanë shënuar dy gola të shpejtë në “Etihad”. Në minutën e 13-të, kundërsulm i shpejtë i parizienëve. Fabian Ruiz asiston për Desire Doue, ky i fundit shënon një gol spektakolar me një goditje klasi nga jashtë zonës së rreptësisë. Në minutën e 15-të, tjetër kundërsulm i shpejtë i parizienëve, që gjejnë golin e dytë me Ousmane Dembele. Francezi shënoi me kokë, pas krosimit të Desire Doue. SHIKOGOLAT
Burimi:
telesport.al