Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë hap një kënd të veçantë për letërsinë hungareze
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare Széchényi e Hungarisë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit synojnë të forcojnë bashkëpunimin profesional, shkencor dhe kulturor mes dy institucioneve. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishme zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Shqipërisë, Lira Pipa, si dhe ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Laura Kasnyik. Marrëveshja parasheh shkëmbimin e botimeve dhe ekspertizës profesionale, digjitalizimin e koleksioneve, realizimin e projekteve të përbashkëta, si dhe organizimin e ekspozitave, konferencave dhe aktiviteteve kulturore e shkencore. Një prej rezultateve konkrete të këtij bashkëpunimi është edhe krijimi i “Këndit të Literaturës Hungareze” në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, i mundësuar përmes dhurimit të librave nga pala hungareze. Ky kënd i ri synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë mundësinë për t’u njohur...
Burimi:
kultplus.com