BIA serbe arreston dy persona, dyshohen për spiunazh në favor të SHISH
foto ilustruese SERBI-Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) ka arrestuar dy persona të dyshuar se u kanë përcjellë informacione shërbimeve të inteligjencës shqiptare dhe kosovare. Aksioni është zhvilluar më 29 shtator në Vranjë dhe Jagodinë. Sipas mediave serbe, në Vranjë është arrestuar D. C., 46 vjeç, nga Shillova e Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është prangosur N. P., 50 vjeç, banues në këtë qytet. Të arrestuarit dyshohen se kanë transmetuar të dhëna për pjesëtarë aktivë të BIA-s serbe dhe aktivitetin e tyre te struktura të inteligjencës së Shqipërisë, përfshirë SHISH-in, si dhe te Agjencia e Inteligjencës së Kosovës dhe Njësia e Inteligjencës së Policisë së Kosovës. Arrestimet vijnë në një kohë kur ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni në 'arrest shtëpie', dyshohet se ndihmoi me informacione sekrete...
Burimi:
zeri.ai