Beyoncé feston ditëlindjen, nga Destiny’s Child te suksesi botëror

Beyoncé feston ditëlindjen, nga Destiny’s Child te suksesi botëror

4 September, 2026 - 23:00 Beyoncé Giselle Knowles ka lindur më 4 shtator 1981 në Houston të Teksasit. Sot, këngëtarja dhe aktorja amerikane feston ditëlindjen, duke u renditur prej vitesh ndër emrat më të njohur të muzikës botërore. Karrierën muzikore Beyoncé e nisi si pjesë e grupit “Destiny’s Child”, me të cilin fitoi famë ndërkombëtare. Më pas, ajo vazhdoi karrierën solo dhe në vitin 2003 publikoi albumin e saj të parë, “Dangerously in Love”. Albumi solli hite si “Crazy in Love” dhe “Baby Boy”, ndërsa i siguroi asaj pesë çmime Grammy në vitin 2004. Suksesi vazhdoi me albumet “B’Day”, “I Am… Sasha Fierce”, “4”, “Beyoncé”, “Lemonade” dhe “Renaissance”. Ndër këngët më të njohura të saj janë “Halo”, “Single Ladies” dhe “Irreplaceable”. Gjatë karrierës, Beyoncé ka...