Beteja nuk është mbyllur ende/ Prokurorja West ngul këmbë te 6 akuzat e rrëzuara nga Haga
Rrëzimi i akuzave për krime kundër njerëzimit nuk e ka mbyllur betejën juridike në Hagë. Pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, ka deklaruar se Zyra e Prokurorit të Specializuar do ta analizojë me kujdes të gjithë vendimin, përfshirë edhe gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime. Trupi gjykues i shpalli katër ish-drejtuesit përgjegjës për krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit, pasi Prokuroria nuk arriti të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se kishte një sulm të përhapur ose sistematik të drejtuar ndaj një popullsie civile si të tillë. Megjithatë, sipas vendimit, katër të akuzuarit u gjetën penalisht përgjegjës për ndalim...
Burimi:
ntv.al