‘Besimi te qeveria ka humbur’/ Pedagogia: Rama premtoi kampus e punësim në 2018, sot studentët janë sërish në protestë

‘Besimi te qeveria ka humbur’/ Pedagogia: Rama premtoi kampus e punësim në 2018, sot studentët janë sërish në protestë

E ftuar në një lidhje Skype në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, pedagogia Albana Deda Ndoja ka kritikuar qeverinë për mosmbajtjen e premtimeve ndaj studentëve dhe Ministrinë e Arsimit për mungesën e reagimit ndaj kërkesave të tyre.Duke iu referuar protestës së studentëve të vitit 2018, pedagogia vuri në pikëpyetje rezultatet e Paktit për Universitetin, duke theksuar se, pavarësisht premtimeve për rritjen e financimit të arsimit, punësimin e studentëve dhe ndërtimin e kampusit universitar, problematikat vijojnë të mbeten të pazgjidhura.“Në 2018 ju premtoi edhe punësim studentëve, ndërkohë që një ndër ankesat e studentëve është punësimi. Ju premtoi kampusin universitar. Ku është kampusi universitar?”, deklaroi pedagogia.Ajo kritikoi gjithashtu qëndrimin e ministres së Arsimit, e cila është prononcuar për t’u kërkuar prindërve të mos i çojnë fëmijët...