Besëlidhja nuk ndalet, lezhjanët fitojnë Kupën e Federatës pas triumfit ndaj Apolonisë në finale

Besëlidhja nuk ndalet, lezhjanët fitojnë Kupën e Federatës pas triumfit ndaj Apolonisë në finale

28 Shtator 2026 8:22 Telesport Besëlidhja në basketboll për meshkuj ka fituar Kupën e Federatës për vitin 2026, pas triumfit 105-90 në finale ndaj Apolonisë. Ndeshja u luajt në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Në një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, skuadra kampione ngriti lart trofeun e radhës, duke e nisur mbarë sezonin e ri. Apolonia u përpoq të rivalizojë deri në fund, por u detyrua të pranojë epërsinë e lezhjanëve. Një përballje intersante dhe me shumë pikë, çka tregon e skuadrat kanë ende shumë punë për të bërë në mbrojtje. Gjithsesi, Besëlidhja konfirmohet si skuadra për t’u mundur dhe Apolonia si një pretendente për trofe.