Besart Xhaferri largohet nga drejtimi i FRPD-së
Besart Xhaferri ka njoftuar përfundimin e detyrës së tij si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), duke i hapur rrugë një procesi të ri organizimi dhe ripërtëritjeje të strukturave rinore të kësaj force politike. Drejtimi tranzicional i forumit do t’i kalojë Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Fatjon Bathorja, i cili do të marrë përsipër koordinimin e procesit të riorganizimit në të gjithë Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferri bëri të ditur se grupi i punës i ngritur nga FRPD, nën drejtimin e Bathorjas, do të udhëheqë procesin që do të nisë nga degët lokale dhe do të përfundojë me zgjedhjen e drejtuesve të rinj kombëtarë të forumit. Në këtë proces parashikohet të përfshihet zgjedhja e Kryetarit Kombëtar të FRPD-së, Këshillit Kombëtar,...
Burimi:
gijotina.com