Berlini: Trump telefonoi Merz pas takimit me të dërguarin e Putin

Berlini: Trump telefonoi Merz pas takimit me të dërguarin e Putin

Presidenti amerikan, Donald Trump foli në telefon me kancelarin gjerman Friedrich Merz, tha zëdhënësi i qeverisë Stefan Kornelius në Berlin pas telefonatës së vonë të natës midis udhëheqësve. Pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, procesi i negociatave që synon t'i japë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës, po fiton vrull dhe "është shfaqur një ndjenjë e re urgjence", tha Kornelius, duke shtuar se qeveria gjermane po mbahet e informuar për diskutimet nga administrata amerikane. Merz është i përfshirë ngushtë në diskutimet e Trump së bashku me Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e të ashtuquajturit grup E3 dhe me partnerë të tjerë evropianë, tha ai. Javën e ardhshme, bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi midis negociatorëve ukrainas dhe rusë, do...