BERLINI THYEN HESHTJEN ME VONESE: VENDIMI I HAGES NUK I MOHON KRIMET E KRYERA NGA SERBET NE KOSOVE
Pas shpalljes së aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Gjermania ka përcjellë një mesazh të qartë për mënyrën se si duhet lexuar vendimi. Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, deklaroi se procesi gjyqësor kishte të bënte me akuza konkrete për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dhe jo me vetë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me synimin e Kosovës për të qenë shtet i pavarur. Sipas Rudolph, edhe gjatë shpalljes së vendimit kryetari i trupit gjykues e bëri të qartë se UÇK-ja nuk ishte në gjykim dhe as qëllimi për një Kosovë të pavarur. Mesazhi i Berlinit vjen pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe në një moment kur vendimi i Hagës...
Burimi:
ntv.al