Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza të forta për lidhjet e pretenduara mes drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Roni Yeffet dhe personave të tjerë të përmendur prej tij. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Hyseni, gjatë një dëgjese në Komisionin e Sigurisë, kishte deklaruar se bashkëjetonte me Yeffet, ndërsa mohoi lidhje të veçanta me Ergys Agasin. Kreu i PD-së e cilësoi këtë situatë si një skemë që, sipas tij, ka depërtuar në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes, duke pretenduar se aktiviteti i Yeffet përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe aleancën e NATO-s. “Ndërkohë, unë më duhet t’u rikujtoj këtu, për të pasur qartë pushtetin e tij, se në komisionin e sigurisë, Vlora Hyseni e pyetur për lidhjet me Ergys Agasin, ka mohuar...