Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar gjatë një konference për mediat se ditën e shtunë, më 31 tetor, do të zhvillohet një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se forca politike që ai drejton është e përcaktuar qartë në mbrojtjen dhe mbështetjen e protestave studentore. “Plotësisht dhe fuqishëm. Partia Demokratike thërret protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. Asgjë nuk e ndan më Partinë Demokratike nga këto dy parime: mbështetje e fuqishme, mbrojtje e tyre. Ky është përcaktimi ynë.” Lideri i opozitës dënoi gjithashtu veprimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato si terror dhe dhunë antikushtetuese. “Dënoj me forcën më të madhe terrorin, dhunën antikushtetuese që komisariatet në shkelje të gjitha...
Burimi:
javanews.al