Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë qytetarët

Berisha: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale dhe të miratojmë variantin që votojnë qytetarët

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mazhorancës që të rrëzojë projektin për reformën territoriale dhe t’ua lërë vendimin qytetarëve përmes një referendumi. Gjatë fjalës në Kuvend, ku pritet votimi i reformës që parashikon shkrirjen e 15 bashkive, Berisha tha se duhet të votohet një proces ku qytetarët të zgjedhin mes dy varianteve. Berisha argumentoi se reforma prek drejtpërdrejt shërbimet, jetesën dhe të ardhmen e komuniteteve në të gjithë vendin. Ai akuzoi mazhorancën se po vepron kundër interesave të qytetarëve dhe kërkoi që vendimi për hartën e re territoriale të merret përmes votës së tyre. Berisha: Këto dy minuta ndajnë karakterin, moralin, qëndrimin tonë ndaj qytetarëve shqiptarë, ndaj Shqipërisë. Këto dy minuta janë përcaktuese për renditjen tuaj, për renditjen e këtij parlamenti në...