Berisha takon Despina Chatzivassiliou: Paketa e ndryshimeve në Kod, ‘mburojë’ për Ramën. KE nuk e mbështet

Berisha takon Despina Chatzivassiliou: Paketa e ndryshimeve në Kod, ‘mburojë’ për Ramën. KE nuk e mbështet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Strasburg me Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Despina Chatzivassiliou, ku ka ngritur shqetësimet e opozitës për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, si dhe për paketën e propozuar të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale. Sipas Berishës, ndryshimet e propozuara në Kod përbëjnë një “mburojë për Ramën”, pasi mund të kufizojnë përdorimin e provave të siguruara përmes pajisjeve elektronike dhe burimeve të tjera. Kreu i PD-së theksoi se ndryshimet mund të ndikojnë edhe në hetimet për çështje të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në videomesazhin e publikuar pas takimit, Berisha tha se ka marrë garanci nga Sekretarja e Përgjithshme se Këshilli i Europës dhe ekspertët e tij nuk e...