Berisha takohet me Kongresmenin Keith Self: Korrupsioni, trafiku i drogës dhe nevoja për qeveri teknike në Shqipëri
Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lideri i opozitës, Sali Berisha, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarin e nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Evropën, kongresmenin e Teksasit, Keith Self. Në qendër të këtij diskutimi kanë qenë problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore. Lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet Gjatë takimit u vu theksi te qëndrimet e shprehura nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, sipas të cilëve partneriteti strategjik me Shqipërinë synon në radhë të parë luftën pa kompromis ndaj trafikut dhe karteleve të drogës. U...
Burimi:
gijotina.com