Berisha: Sot vlen më shumë se kurrë parimi: armiku i armikut tim është aleati im kundër të keqes më të madhe
Në mbyllje të bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale kreu demokrat Berisha tha se, ‘sot vlen më shumë se kurrë parimi: armiku i armikut tim është aleati im kundër të keqes më të madhe’. Berisha: Ju falënderoj shumë për pyetjet që bëtë, për interesin që treguat. Dhe ju ftoj të bashkojmë çdo përpjekje me çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Ai sot është më i dobët se kurrë. Protesta Flamingo dhe revolta studentore, protestat e qytetarëve dhe denoncimet e saj nga opozita, të cilat janë me qindra e qindra, qëndrimi i pamposhtur i Partisë Demokratike dhe aleatëve, e ka sjellë Edi Ramën në një kufomë politike të pakallur buzë gropës që meriton. Rëndësi të jashtëzakonshme...
Burimi:
syri.net