Berisha rrëzon bojkotin: Do të jemi në Kuvend përballë Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Kuvendit nga opozita, duke bërë të ditur se deputetët demokratë do të vijojnë aktivitetin parlamentar dhe përballjen politike me kryeministrin Edi Rama brenda Parlamentit. Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se bojkoti do të ishte një alternativë më e thjeshtë për opozitën në situatën aktuale, por sipas tij, një vendim i tillë do të favorizonte kryeministrin. “Vendimi ynë më i lehtë do të ishte bojkoti i Parlamentit, por ky do të ishte avantazh për Ramën”, deklaroi Berisha. Duke iu referuar situatës politike, kreu i PD-së pretendoi se Rama ndodhet përballë një beteje për vazhdimin e qëndrimit të tij në pushtet dhe se pas përfundimit të mandatit, sipas tij, kryeministri do...
Burimi:
kohajone.com