Berisha: Rama kërkon të mbajë pushtetin me thonj, të gjithë duhet të ngrihemi nesër para parlamentit

Berisha: Rama kërkon të mbajë pushtetin me thonj, të gjithë duhet të ngrihemi nesër para parlamentit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama do të shkrijë 15 bashki, duke iu referuar seancës plenare që do të zhvillohet ditën e nesërme, ku pritet të votohet drafti i PS për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha theksoi se ai po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, ndërsa ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria të ngrihen në protestë ditën e nesërme para Parlamentit. Duke e cilësuar draftin si një politikë shpopullimi, kreu i PD-së shtoi se qeveria po kryen një akt armiqësie ndaj banorëve të bashkive që preken. “Kryefjala e sotme është seanca parlamentare e nesërme, në të cilën në mënyrën më kriminale Edi Rama ekzekuton për hir të karriges së tij 15 bashki. Dhe redukton në...